Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE15 vjeçari shkodran Francesco Dibra shumë pranë kalimit tek Ternana

15 vjeçari shkodran Francesco Dibra shumë pranë kalimit tek Ternana

Futbollisti me origjine nga Shkodra Francesco Dibra duket se po i ngjit shkallet e karrieres ashtu si duhet. Ndonese eshte vetem 15 vjeç, ai eshte ne vemendjen e skauteve dhe drejtuesve te Akademive te ndryshme.

Siç kemi bere te ditur edhe me pare, Francesco ka qene pjese e Akademise “Alma Juventus Fano”, por diten e djeshme atij i ka ardhur nje ftese per prove nga “Ternana Calcio”, klub ky qe eshte ne Seria B te Italise.

Po dje, ai ka bere edhe proven e pare me kete ekip dhe çdo gje i ka shkuar ashtu si duhet. Ka arritur te fitoje nje 11-metersh dhe po ashtu, te jape edhe nje asist per gol. Drejtuesit e Akademise se Ternanes duket se kane mbetur te kenaqur me te.

Pritet qe ne ditet ne vijim te kete nje marreveshje ne mes futbollistit shkodran dhe “Ternana Calcio” e cila pritet te zyrtarizohet shume shpejt.

Deri tani Francesco eshte duke bere kampionatin U15 ne Seria C profesioniste tek Alma Juventus Fano, por shume shpejt ai mund te kete destinacion tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments