Futbollisti me origjine nga Shkodra Francesco Dibra duket se po i ngjit shkallet e karrieres ashtu si duhet. Ndonese eshte vetem 15 vjeç, ai eshte ne vemendjen e skauteve dhe drejtuesve te Akademive te ndryshme.

Siç kemi bere te ditur edhe me pare, Francesco ka qene pjese e Akademise “Alma Juventus Fano”, por diten e djeshme atij i ka ardhur nje ftese per prove nga “Ternana Calcio”, klub ky qe eshte ne Seria B te Italise.

Po dje, ai ka bere edhe proven e pare me kete ekip dhe çdo gje i ka shkuar ashtu si duhet. Ka arritur te fitoje nje 11-metersh dhe po ashtu, te jape edhe nje asist per gol. Drejtuesit e Akademise se Ternanes duket se kane mbetur te kenaqur me te.

Pritet qe ne ditet ne vijim te kete nje marreveshje ne mes futbollistit shkodran dhe “Ternana Calcio” e cila pritet te zyrtarizohet shume shpejt.

Deri tani Francesco eshte duke bere kampionatin U15 ne Seria C profesioniste tek Alma Juventus Fano, por shume shpejt ai mund te kete destinacion tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/