Kampionati i Superiores do startojë këtë fundjavë, ku ekipet e elitës në vendin tonë do zbresin në fushë. Edhe Vllaznia nuk bën përjashtim ku kuqeblutë do bëjnë debutimin ndaj Kukësit, të shtunën në orën 20:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Për këtë ndeshje shkodranët po zhvillojnë përgatitjet çdo ditë, por ditën e djeshme ka pasur një problem për një prej titullarëve.

Fjala është për Ardit Krymin. Mesfushori gjatë një ushtrimi pësoi një tërheqje pas një goditjeje qëi dha topit. Duke ndjerë kështu dhimbje dhe duke e lënë në mes procesin stërvitor.

Ende nuk dihet nëse 26-vjeçari do jetë apo jo pjesë e ndeshjes të së shtunës. Por nga ajo çfarë u pa, vështirë se numri 6-të mund të luajë ndaj kuksianëve. Kjo patjetër prish planet e trajnerit Memelli, që duhet ti bëjë llogaritë ndryshe për duelin e së shtunës ndaj verilindorëve.
Endri ÇINARI