Lajmi i publikuar mbremjen e djeshme per emerimin e drejtorit te ri te Akademise Vllaznia, pikerisht te boshnjakut Sead Halilagiç, e ka zyrtarizuar pak minuta me pare edhe vete klubi shkodran.

Ish- drejtori i Akademise se Beshiktash eshte perzgjedhur per te sjelle ndryshimet e duhura tek Akademia Vllaznia dhe ne Shkoder i besojne pervojes dhe aftesive te tij. Ja çfare shkruhet ne postimin per emerimin e tij:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se z. Sead Halilagiç do të jetë drejtori i ri i Akademisë Vllaznia. Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe më përpara, Akademia ka hyrë në një fazë të re ristrukturimi dhe për këtë arsye, kemi zgjedhur edhe një drejtues të ri për të.

Jemi shumë të bindur se z. Halilagiç me përvojën e tij të madhe, por edhe me profilin e lartë si drejtues edhe i Akademisë së klubit të njohur turk Beshiktash, do të sjellë risitë e duhura edhe tek Akademia jonë”./SHKODRA-SPRT.COM/