Skënderbeu vazhdon me përforcimet në këtë merkato. Vetëm dy ditë para duelit me Egnatian, sfidë e vlefshme për javën e parë të kampionatit ka zyrtarizuar dy lojtarët e radhës.

Ermir Rashica dhe Suhel Muharremi shtojnë kështu alternativat në repartin ofensiv. I pari vjen nga Trepçka ’89, ndërsa i dyti nga Struga.

Muharemi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me korçarët, ndërsa të dy lojtarët do të jenë një vlerë e shtuar për Ivan Gvozdenovic në këtë sezon të ri në Superiore.

Skenderbeu ne pamje te pare do ta nise sezonin pa shume pretendime, por stafi teknik ka besim se me lojtaret e rinj qe ka ne dispozicion do ia dale te kapin objektivat e klubit.