Orges Shehi ende nuk është konfirmuar në krye të Tiranës, por kjo nuk do të thotë se te bardheblutë nuk mendojnë për ndonjë alternativë tjetër.

Panorama Sport” zbulon se drejtuesit e Tiranës kanë tentuar Tomas Brdariçin. Po, është e vërtetë, ose të paktën kështu bëjnë me dije disa burime në klubin bardheblu.

Mësohet se presidenti Refik Halili dhe pjesë nga stafi i tij drejtues kanë takuar rastësisht trajnerin gjerman. Në diskutim e sipër, Halili me batutë apo jo i ka kërkuar gjermanit nëse është i interesuar për të qenë trajner i Tiranës.

Nderkohe ne Shkoder sponsori Xhaferi ka deklaruar se Brdariç do te jete edhe sezonin tjeter ne krye te Vllaznise megjithate ende nuk duket se ka firme te hedhur ne kontrate.