Vllaznia luan sot ne oren 13.30 ndaj Laberise ndeshjen e kthimit te turit te pare te Kupes se Shqiperise dhe kuptohet qe detyra e saj eshte permbysja e rezultatit 1-2 te ndeshjes se pare dhe kualifikimi per ne turin tjeter.
Por duket se per shkodranet nuk do te jete kaq e lehte. Tek Laberia e kane marre shume seriozisht çeshtjen e kualifikimit. Ekipi ka udhetuar qe mbreme drejt Shkodres duke u akomoduar ne nje nga hotelet e tij.
Nderkohe behet e ditur se administratorja e klubit para nisjes se ekipit drejt Shkodres, u ka komunikuar futbollisteve dhe stafit teknik se do te kete shperblim ne rast kualifikimi.
Shifra qe do te akordohet nuk behet e ditur, por pritet te jete e majme. Edhe pas ndeshjes se pare te fituar ne Narte, Laberia eshte shperblyer nga presidenti i saj.
Trajneri Rustemi u ka kerkuar lojtareve te tentojne te japin me te miren ne fushen e lojes sepse objektivi per ta eshte kualifikimi ndaj Vllaznise. A do ia dalin? Kete do ta vendose fusha e “Loro Boriçit” duke filluar nga ora 13.30./SHKODRA-SPORT.COM/