Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend. Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.

Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj. Ata jane ne pritje te vendimeve qe do te merren per rifillimin e stervitjes.

Deri me tani eshte data 18 maj por edhe kjo jo e percaktuar perfundimisht dhe per kete arsye, takimi i neserm mund te jape me shume detaje ne lidhje me kete çeshtje.