HomeKRYESORE17 ekipe të ndryshme të ndërruara brenda 13 vitesh, rekordmeni që debutoi...

17 ekipe të ndryshme të ndërruara brenda 13 vitesh, rekordmeni që debutoi si profesionist te Interi!

Dikur konsiderohej talenti me i madh i Akademise se Interit por historia e tij mori nje tatepjete pa ndaelim dhe gjithmone me valixhe ne dore. Po flasim per Samuele Longo, qe eshte larguar se fundmi edhe nga Greqia.

Sulmuesi italian, i cili luajti pjesën e parë të sezonit me Pas Lamian (1 gol dhe 2 asistime në 12 ndeshje), kalon në serinë e tretë spanjolle dhe firmos me Ponferradinën.

Ky është njoftimi për shtyp: “SD Ponferradina ka shtuar në skuadrën e saj sulmuesin Samuele Longo (Valdobbiadene, Itali, 1992). Lojtari i ri bardheblu vjen nga PAS Lamia 1964, një ekip nga kategoria më e lartë në Greqi.

Samuele Longo u rrit në sektorin e të rinjve të Interit, me ekipin e parë të të cilit bëri debutimin e tij në Serie A dhe Europa League. Në sezonin 12/13 kaloi në huazim te RCD Espanyol, me të cilin luajti 20 ndeshje në Kategorinë e Parë dhe shënoi tre gola.

Pas kësaj eksperience të parë, ai përjetoi etapa të tjera në futbollin spanjoll, duke kaluar nga Rayo Vallecano, Girona – me të cilin u ngjit në kategorinë më të lartë, duke kontribuar 38 ndeshje dhe 14 gola -, CD Tenerife, SD Huesca dhe RC Deportivo.

Ne total jane 17 skuadra tashme te ndryshuara prej tij: Inter, Espanyol, Verona, Vallecano, Cagliari, Frosinone, Girona, Tenerife, Huesca, Cremonese, La Coruna, Venezia, Vicenza, Modena, Dordrecht, Pas Lamia dhe Ponferradina./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments