E ardhmja e futbollistit me origjine nga Shkodra Elton Fikaj duket e sigurte dhe me shume mundesi ate do ta shohim ne klube te njohura europiane. 17 vjeçari qe eshte pjese e Akademise se klubit te njohur grek Panathinaikos, prej dites se djeshme eshte bere pjese e nje kompanie te njohur menaxhimi italiane.
Behet fjale BSP Football Agency e cila drejtohet nga menaxheri i njohur Silvio Pagliari. Pjese e kesaj agjensie eshte edhe shkodrani Benardin Kulla, i cili ka arritur qe fale njohjeve dhe lidhje te tij te beje disa levizje te rendesishme dhe nje e tille projektohet shume shpejt edhe per Fikajn.
Ky i fundit po spikat me talentin e tij i ka bere per vete te gjithe dhe menaxheret ne fjale shohin tek ai vlerat e nje futbollisti qe mund te shkelqeje edhe me klube te njohura europiane.
Kujtojme qe dyshja Pagliari- Kullaj pak muaj me pare transferuan nje tjeter futbollist shqiptar, pikerisht Mario Mitajn nga AEK Athine per tek Lokomotiva e Moskes per nje shifer prej 3 milione eurosh.
Dhe tashme ato duan te bejne te njejten gje me nje tjeter lojtar kuqezi. Elton Fikaj eshte edhe pjese e kombetares U19 te Shqiperise dhe luan si ne qender te mbrojtjes ashtu edhe ne linjen e majte duke treguar vlera te larta si teknike, ashtu edhe taktike.
Menaxheri shkodran Benardin Kullaj ne kete menyre eshte bere nje “dritare” e vertete per te gjithe futbollistet shkodrane dhe jo vetem, duke u krijuar mundesine qe te transferohen ne skuadra te njohura europiane.
Burime te “Shkodra Sport” bejne te ditur se shume shpejt edhe te tjere futbolliste te ekipeve tona kombetare do te jene pjese e kompanise se menaxhimit pjese e se ciles eshte edhe ai, duke shpresuar shume qe te ndjekin rrugen e Mario Mitajt e te tjereve.
Gjergj KOLA