Portieri i Interit, Samir Handanoviç është në kuotën 100 ndeshje pa pësuar gola në kampionat me fanellën zikaltër.

Vetëm një numër larg kolegut bardhezi Gianluigi Buffon (i vetmi që ka bërë më mirë nga 2012-ta, ose më saktë viti kur slloveni iu bashkua Interit),

që mund të ishte edhe 102 nëse Kaprari nuk do i kishte “njollosur” paraqitjen në sfidën e fituar 2-1 kundër Sampdorias në transfertë mbrëmjen e ditës së mërkurë.

Handanoviç, i cili në krahun tjetër mund të kishte kapur Bufonin pa atë gol të Vlahoviç në përfundim të ndeshjes kundër Fiorentinës

(e mbyllur me rezultatin 1-1), do të zbresë në fushë kundër Xhenoas me vendin e parë në zërin e golave të pësuar: 14. E ndjekin të parat e klasifikimit, të gjitha në kuotën 16: Juventusi, Lacio dhe Roma.