Mauricio Sarri do të kërkojë të fitojë nesër trofeun e dytë në karrierë si trajner. Juventusi do të përballet në Riad të Arabisë Saudite me Lacion për Superkupën e Italisë.

Tekniku i kampionëve në fuqi të Italisë deklaron se po kalon një kohë të shkëlqyer me skuadrën. I pyetur për të dhënë koment mbi deklaratat e parardhësit të tij Alegri se taktikat në futboll janë diçka idiote, Sarri u përgjigj me batutë duke thënë se nuk duhet të dëgjohen gjithmonë presidentët, ndryshe pagat e trajnerëve do të reduktohen. Sipas tij, një trajner nuk duhet t’i mërzisë futbollistët e vet, por duhet të kuptojë karakteristikat e tyre.

GettyImages.1146379769

Për sa i përket gjendjes së ekipit, Sarri shtoi se një pjesë e mirë lojtarëve vijnë të lodhur nga sfida e fundit në kampionat me Sampdorian. Ai paralajmëroi se nëse gjendja fizike e tyre rikuperohet, nuk do të ketë ndryshime të mëdha në formacionin bazë për finalen e Superkupës së Italisë.

Rezultatet e Juves – Nuk e di nëse kemi përparuar apo kemi bërë hapa pas, por së fundmi në lojë dhe në stërvitje po argëtohem. Dhe e them këtë sepse skuadra luan apo përpiqet të luajë një futboll që unë kërkoj. Nëse ka difekte, ka gjithmonë dhe një mënyrë për t’i përmirësuar gjërat.

Ndryshimet e shpeshta në formacion – Ne luajmë vazhdimisht, kemi rënie, por kemi humbur vetëm një ndeshje. Kjo është vazhdimësia; vijmë nga dy ndeshje, ku kemi qenë perfektë nga ana taktike.

r0_0_800_600_w1200_h678_fmax

Lojtarët janë si kuajt, a janë taktikat diçka idiote siç thotë Alegri – Shpresoj të mos i vëmë re shumë presidentët ndryshe pagat tona do të reduktohen. Një trajner nuk ka pse t’i mërzisë lojtarët. Ai duhet të respektojë karakterstikat e lojtarëve. Ka opinione dhe këndvështrime të ndryshme personale.

Si paraqitet skuadra – Dje shumë futbollistë ishin të lodhur. Nëse situata përmirësohet, nuk do të ketë ndryshime të mëdha në formacionin bazë. Por për momentin, nuk di të them konkretisht.

process

Presioni – Ndihem normal, vitin e kaluar luajta tre finale. Ky është një trofe i rëndësishëm për ne. Jemi të motivuar. Në kampionat ka aspekte të shumta që na japin shumë motivim”, përfundoi Sarri.

supercoppa-840x401