Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE18 vite më parë, një shkodran ishte trajneri i parë nga Shqipëria...

18 vite më parë, një shkodran ishte trajneri i parë nga Shqipëria që drejtoi një ekip në Kosovë

Trajnerët nga Shqipëria janë kthyer në modë për futbollin kosovar, teksa ditën e djeshme, vlonjati Gentjan Mezani mori drejtimin e Gjilanit.

Por kush ka qenë trajneri i parë nga Shqipëria që ka drejtuar në Kosovë? Për këtë duhet të kthehemi plot 19 vite mbrapa, bëhet fjalë për edicionin 2001/2002, kur tekniku i ndjerë shkodran Medin Zhega u ul në stolin e Prishtinës, që aktualisht drejtohet nga Mirel Josa.

Zhega

Aventura e Zhegës në klubin kryeqytetas zgjati deri në pranverën e vitit 2002. Transferimi i teknikut shkodran te Prishtina, u konsiderua historike, pasi ai më parë kishte drejtuar Kombëtaren shqiptare. Ai ndërroi jetë më 12 qershor të vitit 2012./panorama-sport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments