Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORI19 vjeçarët kuqeblu zhvillojnë analizën. Gati për ndeshjen në "Elbasan Arena"

19 vjeçarët kuqeblu zhvillojnë analizën. Gati për ndeshjen në “Elbasan Arena”

Pak minuta më parë ka përfunduar analiza e ekipit Vllaznia U-19 dhe menjëherë pas saj ai ka marrë rrugën për në stadium ku në orën 14.00 do të nisë finalja e Kupës së Shqipërisë përballë Shkëndisë së Tiranës.

Nga sa bëhet e ditur, trajneri Luan Zmijani në analizën e zhvilluar me ekipin u ka kërkuar lojtarëve të tij të bëjnë thjesht atë çfarë dinë të bëjnë më mirë.

Të zbatojnë detyrat e dhëna prej tij dhe të tregojnë më të mirën në fushën e lojës sepse i kanë mundësitë dhe aftësitë për ta fituar këtë ndeshje.

Këtë gjë u kanë deklaruar edhe dy drejtuesit e Akademisë, Qashif Hoxha dhe Alban Neziri të cilët u kanë kujtuar se jo më kot janë kampionët e Shqipërisë në fuqi dhe të tillë duhet të tregohen edhe këtë herë.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments