Vllaznia do të përballet me Teutën në kuadër të javës së 33-të të Abissnet Superiore, sfidë që do të luhet në “Loro Boriçi” ditën e mërkurë duke nisur që nga ora 15:00.

Një përballje e rëndësishme për shkodranët që kërkojnë pikët për Europën, ndërsa klubi nga ana tjetër dëshiron mbështetjen e tifozëve në këtë sfidë mjaft delikate.

“NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se, nga dita e sotme, 15 maj 2023, ka nisur shitja e biletave për ndeshjen VLLAZNIA – TEUTA, e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja do të luhet, ditën e mërkurë, dt. 17 maj 2023, ora 15.00 në stadiumin ‘Loro Boriçi’, në Shkodër”, thuhet ndër të tjera në postim.