HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE2 vite pa fitore në Shkodër, i fundit që i jepte sukses...

2 vite pa fitore në Shkodër, i fundit që i jepte sukses korçarëve ishte sulmuesi që luan në Kosovë

Skënderbeu ndodhet në ditët më të vështira prej më shumë se një dekade. Korçarët që fituan tituj të njëpasnjëshëm në Superligë, madje duke kapur dy herë edhe grupet e Europa League, duke qenë i vetmi ekip shqiptar që e ka arritur diçka të tillë në histori është pranë rënies nga Superliga. Me vetëm 21 pikë pas 30 javëve të para gjithçka duket shumë e vështirë për korçarët.

E këtë fundjavë ata vizitojnë Shkodrën për tu përballur me Vllazninë në shpresën e fundit për një qëndrim në Superiore. Egnatia që momentalisht është në vendin e tetë të renditjes me 34 pikë, pra 13 pikë pas rrogozhinasve, ku kanë ngelur edhe 6 javë për tu luajtur. Thuajse mision i pamundur për bardhekuqtë që shikojnë në horizont fundin e një projekti aq të suksesshëm.

Në horizont për Skënderbeun është një kundërshtar aspak komod siç është Vllaznia. Dhe po të llogarisësh përballjet e sezoneve të fundit mes shkodranëve dhe korçarëve shikohet një dominim i kuqebluve. Fitorja e fundit në Shkodër e Skënderbeut daton më 29.02.2020, dy vite më përpara ku korçarët fitonin 0-1 në minutën e fundit.

Do shënonte Blerim Krasniqi, sulmuesi kavjas që tashmë mbron ngjyrat e Gjilanit në Kosovë. Tashmë pritet një tjetër përballje me objektiva të kundërt mes dy skuadrave, që në vite kanë dhuruar duele interesante mes tyre.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments