Vllaznia do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat ditën e diel në “Loro Boriçi”. Pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë nga Teuta, shkodranët do të përballen sërish me durrësakët, por këtë herë për llogari të Kategorisë Superiore.

Për këtë takim trajneri Dedja nuk do të ketë të gatshëm Mevlan Adilin. Qendërmbrojtësi ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë dhe për këtë arsye nuk do të zbresi në fushë ndaj Teutës.

Një mungesë e rëndësishme për Vllaznisë, pasi Adili është kthyer në një pikë kyçe në repartin e mbrojtjes.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përzgjedhja e trajnerit Dedja në qendër të mbrojtes, por edhe në repartet e tjera pasi në Kupë u panë shumë ndryshime.

Vllaznia ndodhet në vendin e 8-të në renditje dhe momentalisht është në “Play Off” e për këtë arsye 3 pikët ndaj Teutës janë tepër të rëndësishme./newsport/