Nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të këtij sezoni me Torinon, megjithatë kjo nuk e ka penguar portierin Samir Ujkanin të rinovojë kontratën me klubin. Gardianit të përfaqësueses së Kosovës është pjesë e Torinos prej vitit 2019 dhe kontrata i përfundonte 30 qershor të këtij viti.

Por, me anë të një njoftimi klubi i Torinos ka zyrtarizuar shtyrjen edhe për një vit dhe tashmë Ujkani do të jetë pjesë e klubit “granata” deri më datë 31 gusht të vitit 2020.

31-vjeçari në tre sezonet ka marrë pak minuta në fushën e lojës duke qenë më parë edhe te ekipi i Rizespor, megjithatë Ujkani mbetet një lojtar i rëndësishëm dhe me shumë eksperiencë në Itali. /VipSport/