Shkëmbimi Artur-Pjaniç mes Barcelonës dhe Juventusit nuk është pritur mirë radhët e skuadrës katalanase.

Sipas medias spanjolle “Cadena SER”, konfirmimi i lajmit se mesfushori boshnjak do të mbërrijë në Katalonjë dhe braziliani do të kalojë në Torino nuk ka ngjallur gëzim në dhomat e zhveshjes së Barcelonës.

Lojtarët e konsiderojnë të panevojshme këtë operacion dhe besojnë se ardhja e Pjaniçit do të ndryshojë balancat në skuadër.