Superliga shqiptare e futbollit do vijojë sot me tre ndeshjet e radhës për javën e 24. Pas sfidës derbi mes Tiranës dhe Partizanit e mbyllur në barazim 0-0, sot në fushë do zbresin gjashtë skuadra në orare të ndryshme.
Në 13:45, Egnatia pret Teutën në Rrogozhinë, ndërsa po në këtë orar, në Kamëz luhet dueli mes Kastriotit dhe Laçit. Në 16:45 zhvillohet sfida direkte për Europën mes Kukësit dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”.
Dy skuadrat ndajnë vendet e 3 dhe 4 me 38 pikë të grumbulluara, duke dashur sot të hedhin një hap drejt objektivave.
Kategoria Superiore, sot – E hënë, 07.03.2022
13:45
Egnatia – Teuta
Kastrioti – Laçi
16:45
Kukësi – Vllaznia