Tirana-Partizani ishte supersfida e javës së 24-të të Superligës shqiptare. Takimi i zhvilluar ditën e djeshme u mbyll në barazim 0-0 me të dyja skuadrat që morën nga një pikë.

I ftuar në emisionin “Skaner”, Sulejman Starova, ish trajneri i Partizanit, aktualisht drejtori i Teutës analizoi derbin e kryeqytetit. Sipas tij, Partizani ka disa javë që i fal kundërshtarit 30 minutat e para të ndeshjes, një gjë të tillë e bëri e ndaj Tiranës.

“Bobi” komentoi gjithashtu edhe sjelljen e tifozëve, ndërsa u shpreh se këto sjellje duhen dënuar pasi është e bezdisshme.

“Tirana u rikthye te loja e vet, sepse e kishim parë vetëm me topa të gjatë. Tirana në pjesën e parë shkoi 6 herë në portë. Shkuan ndryshe, jo me topa të gjatë. Bardheblutë luajtën mirë në pjesën e parë. Para 2-3 javëve luanin vetëm me topa të gjatë. Derbi ishte ndryshe. Partizani ka disa javë që e fal këtë 30 minutëshin e parë.

Partizanin e kam parë që çedon në pjesën e parë. Ta lesh Tiranën të të rrezikojë aq shumë, nuk e di. Ai tymi i tifozëve, nuk lë një shije të mirë dhe është bërë i bezdisshëm. Duhet ta dënojmë këtë. Në ndeshje të forta, kur objektivi është i pari, nuk është vetëm një derbi, por është objektivi. Nuk është vetëm derbi, nuk duhet ta lesh kundërshtarin të prekë top”, u shpreh Starova./newsport/