Betejë e ashpër mes 4 klubeve të mëdha në merkato për Marash Kumbullën. Corriere Dello Sport, gazeta romane që qëndron shumë afër klubeve të kryeqytetit italian shkruan se 2 vite babai i djaloshit shqiptar refuzoi një ofertë nga Juventusi për djalin e tij.
Nje oferte e ardhur nga Fabio Paraticin që tentoi ta transferonte te bardhezinjtë, pasi preferoi që Marashi të vazhdonte të rritej si futbollist në rradhët e Hellas Veronës dhe mesa duket zgjedhja e të atit të Kumbullës ka qenë e drejtë pasi djali i tij pas vetëm një sezoni në Serie A si titullar ka përfunduar në radarët e disa klubeve të rëndësishme.
Në Itali janë Interi dhe Lazio që qëndrojnë në rradhë të parë për 20-vjeçarin me Igli Taren që kërkon të mposhtë konkurencën e zikaltrve, pasi Napoli është tërhequr sëfundmi nga gara pas refuzimit që mori nga futbollisti. Në Gjermani Kumbulla pëlqehet shumë nga Borussia e Dortmundit, ndërsa në Premier Leaguen angleze e kërkon Chelsea.
Dëshira e talentit shqiptar është të transferohet te Interi por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në verë. E sigurt është që Kumbulla do të largohet nga Verona. Vlera e tij në merkato pavarsisht krizës nga COVID-19, varion nga 20 deri në 25 milionë euro.