Nje nga problemet kryesore qe shqeteson aktualisht futbollin shqiptar, padyshim qe eshte ai i mungeses se terreneve sportive. Federata, ne bashkepunim me Qeverine por edhe me mbeshtetjen e UEFA-s ka investuar dhe po investon ne disa stadiume, por kjo nuk mjafton.

Shume prej ekipeve te Kategorise Superiore, pa u ulur ne kategorite me poshte, vuajne nga mungesa e terreneve sportive per stervitje.

Ne kete aspekt, FSHF ka marre nje inisiative qe ne pese vitet e ardhshme te ndertoje 100 fusha te reja. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete presidenti Armando Duka gjate leximit te raportit ne mbledhjen e sotme te Asamblese se Pergjithme te FSHF-se.

Nga nje projekt i tille natyrisht qe do te perfitoje edhe Shkodra e cila e ka mese te nevojshme investimin ne infrastrukture. Jane mbi 1 mije femije e te rinj qe merren aktualisht me futboll ne kete zone, pa permendur ketu pastaj ekipet e te rriturve, ato te femrave etj.

Por perveç ndertimit te nje fushe apo kompleksi te ri, sigurisht qe duhet menduar edhe per zevendesimin e tapetit ne fushen “Reshit Rusi” sepse tapeti aktual ka degraduar teresisht dhe ai tashme eshte shnderruar ne burim demtimesh per futbollistet.