Shumë shpesh kemi parë që të ndodhin gjëra të veçanta në futboll, por jo vetëm. Duke qenë futbolli, sporti më i dashur për tifozët nuk ka si të ndodhë ndryshe.

Kështu, një diçka tepër e veçantë ka ndodhur edhe në Shkodër mbrëmjen e kaluar, teksa disa tifozë në një prej rrugëve të qytetit, kanë vendosur në një prej tabelave emrin e ish-mesfushorit të Vllaznisë, Ardit Krymi.

Kuptohet qe nje veprim i tille ishte simbolik, pasi per ta zyrtarizuar duhet nje vendim i Keshillit Bashkiak, por per tifozet e Vllaznise nuk ka nevoje per vendime te tilla. Ata ia kane bere nderimin e duhur lojtarit per te cilin kane brohoritur per 8 vjet me rradhe.

Madje, tifozët u shprehën se kjo ishte më e pakta që mund të bënin për të. Në 8 vite me fanellën e Vllaznisë, Ardit Krymi ka një vend të veçantë në zemrën e çdo tifozi shkodran, pasi ai i tillë ishte, të bënte për vete me lojën dhe shpirtin e garës të treguar në fushë.
Maringlen ZHIVANI