Bundesliga mund të rinisë kampionatin pas 16 majit, por për ta bërë këtë duhet që klubet e futbollit të mos kenë asnjë rast aktiv me koronavirus. Të gjitha skuadrat kanë nisur seancat stërvitore individuale por t’u stërvitur në grup duhet të verifikojnë nëse kanë lojtarë apo pjesëtarë të tjerë të stafit të prekur me COVID-19.

Pas kryerjes së tamponit 14 klube kanë marrë lajmin e mirë se nuk kanë asnjë të prekur me koronavirus dhe mund të vazhdojnë të qeta punën për të qenë gati për rifillimin e sezonit. Ndërkohë te Kolni janë konfirmuar se janë pozitiv dy futbollist dhe një fizioterapist të cilët janë izoluar tashmë.

Augsburg është një klubbet e Bundesligës që nuk marrë ende rezultatet, ndërsa Leipzig dhe Borussia Moenchengladbach nuk i kanë bërë të ditura pasi do t’i azhornojnë rezultatet vetëm 1 herë në javë.

Në fakt, të gjitha skuadrat pritet t’u nënshtrohen përsëri testeve këtë të hënë, pasi ky është një nga kushtet që është vendosur për të garantuar që lojtarët të hyjnë në fushë të sigurt që përballë nuk kanë një koleg i cili mund t’i infektojë.