Nga Endri ÇINARI

Egnatia arriti të fitonte trofeun e parë sezonal ditën e martë. Rrogozhinasit arritën të mposhtnin Kukësin në finalen e kupës së Shqipërisë. Ku një gol i shënuar nga Ndreca do ishte vendimtar për fatet e takimit. Në këtë mënyrë ekipi i Tetoves e rikonfirmoi veten si kampion i kupës.

Duke qenë se Egnatia për të dytin sezon rradhzi është fituese e trofeut të kupës. Duke treguar kështu ngritjen e madhe që ka pasur skuadra në vitet e fundit. Por nëse Egnatia e fiton për të dytin vit rradhazi kupën është një futbollist që e fiton trofeun për të katërtën herë rradhazi. Fjala është për mbrojtësin, Abdurrahman Fangaj.

Shkodrani i Egnatias ishte një nga më të mirët e finales kundër Kukësit. Ku një këmbëngulje e tija në krahun e djathtë, bëri që 26-vjeçari të asistonte për golin e fitores. Kështu Fangaj fitoi kupën e katërt rradhazi në karrierën e tij. Kjo duke përfshirë sezonet 2023-24 dhe 2022-23 me fanellën e Egnatias. Por edhe dy paraardhëset me fanellën e Vllaznisë.

Më saktësisht në sezonet 2021-22 dhe 2020-21 ku ai ishte pjesë e kuqebluve që fituan dy herë kupën e republikës. Një rekord që vështirë se në vendin tonë ta ketë bërë ndonjë lojtar më përpara. E përveç se nga sezoni në sezon, Fangaj është konfirmuar si një nga më të mirët e kampionatit tashmë duket se konfirmohet edhe si një fitues trofesh./www.shkodrasport.com/