Karantina është e detyrueshme për të gjithë popullsinë në përpjekje për të mos përhapur koronavirusin, mirëpo kjo pjesë është pak e vështirë për futbollistët. Ata duhet të mendojnë edhe për anën fizike dhe shpeshherë braktisin shtëpitë, teksa dalin për vrap. Mirëpo, diçka e tillë nuk pritet mirë dhe kritikat i kanë provuar edhe katër futbollistë të Arsenalit.

Kështu, sulmuesi i afruar në këtë sezon, Pepe, është fotografuar jashtë shtëpisë së tij duke u argëtuar në një minifushë me shokët e tij. Ndërkohë, nga ana tjetër David Luiz dhe Granit Xhaka preferuan të shkëmbenin disa pasime me njëri-tjetrin.

Sakaq, Lakazet është kritikuar pasi në momentin kur pastrohej makina e tij po qëndronte shumë pranë me një person duke mos respektuar distancën e sigurisë.

Megjithatë, futbollistët e Arsenal nuk janë të vetmit që kanë thyer karantinën pasi pak ditë më parë të njëjtën gjë bënë edhe ata të Totenhem. /VipSport.al/