Po shkon drejt mbylljes edhe procesi i kalimit të pagesave, që Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së kishte miratuar t’ua shpërndante kategorive të ndryshme të familjes së futbollit. Sigurisht atyre që u përfshinë në skemën e ndihmës nga FSHF.

Që të nesërmen e shpalljes së ndihmës financiare nga ana e presidentit Duka, menjëherë administrata ka nisur veprimet. Është dashur jo pak kohë, pasi pagesa prej 300 mijë lekësh ka kaluar në drejtpërdrejt në llogaritë e lojtarëve, trajnerëve apo punëtorëve të tjerë të klubeve të futbollit.

Shuma e akorduar nga Buxheti i FSHF-së ka qenë 40 milionë lekë, vetëm për një muaj, ndërkohë që në vijimësi të situatës do të shikohet edhe mundësia për kalimin e pagave të luftës edhe për një muaj të dytë, nëse futbolli nuk do të rinisë. Sipas vendimit të KE, nga kjo paketë përfituan

Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.

Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.

Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.

Të gjithë trajnerët e moshave.

Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër.

Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër

Klubet e kampionatit të femrave.

Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.

Tashmë ka mbetur fare pak për mbylljen e praktikës së kalimit të fondeve të pagës së muajit të emergjencës.