E lajmeroi mbreme trajneri Altin Xhahysa mberritjen e tij dhe kjo tashme eshte nje realitet. 5 futbolliste braziliane nga dita e sotme kane nisur stervitjen me ekipin e Murlanit.
Ka qene vete ky i fundit i cili ka publikuar foton e tyre perpara nisjes se stervitjes dhe drejtuesit e ekipit presin qe 2-3 lojtare prej ketij kontigjenti te rezultojne te duhurit, per t’iu bashkuar atij per gjysmen e dyte te sezonit.
5 lojtaret braziliane te ardhur do te jene ne prove per disa dite tek ekipi i Murlanit dhe me pas do te jete trajneri Xhahysa dhe stafi i tij qe do vendosin per ta.
Ky ekip ndodhet aktualisht ne vendin e peste te renditjes, por ambicjet e tij jane per te shkuar me lart dhe per kete arsye, presidenti Rraboshta po tenton te forcoje skuadren me lojtare te tjere cilesore.
Ne gjysmen e pare te sezonit, pjese e tij kane qene edhe dy futbolliste te tjere braziliane, Trianoski dhe Noronha te cilet kane dhene nje kontribut jo te vogel ne marrjen e disa rezultateve pozitive. Tashme atyre mund t’u shtohen edhe bashkekombas te tjere./SHKODRA-SPORT.COM/