Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE5 gola dhe 2 asiste në 4 ndeshje, Ronaldo zgjidhet lojtari më...

5 gola dhe 2 asiste në 4 ndeshje, Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i muajit gusht

Cristiano Ronaldo u zgjodh këtë të enjte lojtari i muajit gusht në kampionatin e Arabisë Saudite.

Këtë muaj, sulmuesi portugez shënoi pesë gola dhe dha dy asistime për Al Nassr, që drejtohet nga Luís Castro.

Igor Coronado (Al-Ittihad), Riyad Mahrez (Al-Ahli) dhe Malcom (Al Hilal) ishin lojtarët e tjerë të nominuar për çmimin.

Sa i përket trajnerit më të mirë, ky çmim iu dha Nuno Espírito Santo, trajner i Al-Ittihad, që arriti gjatë muajit gusht 4 fitore, me 12 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments