Erzeni- Vllaznia eshte sfida qe do te luhet sot ne oren 16:00 ne stadiumin “Egnatia Arena” te Rrogozhines. Nje ballafaqim te cilin te dy ekipet do te kerkojne ta fitojne.

Por nderkohe Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka caktuar edhe arbitrat e kesaj ndeshje. Gazeta “Shkodra Sport” meson se ky takim i eshte besuar Emanuela Rrustes.

Arbitrja e FIFA- s do te kete asistencen e elbasanasit tjeter Emigers Ganxhit dhe te tiranasit Mario Shazivari. Arbiter i katert do te jete Erjon Bastari po nga Tirana.

Ndersa ne VAR eshte caktuar laçiani Klodian Prenga dhe ne AVAR tiranasi Orlando Kuka. Vezhgues eshte caktuar Tanush Latifi dhe delegat i Federates Petrit Brahja.
Fatos LAMAJ