Interi më në fund e gjen mesfushorin që po kërkonte për të mbyllur merkaton e verës. Klubi zikaltër ka arritur të sigurojë shërbimet e holandezit Davy Klaassen nga Ajaxi i Amsterdamit.
30-vjeçari holandez ndodhet tashmë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën që do ta lidhe me Interin deri në vitin 2025.
Nëse përjashtojmë lëvizjet e minutës së fundit, Kristjan Asllani nuk largohet nga Milano.
Mesfushori kuqezi refuzoi huazimin te Sassuolo, pasi dëshironte kthimin tek Empoli, por toskanët nuk kishin lojtarë që mund t’i shërbenin Interit për t’i shkëmbyer me Asllanin.