Për herë të parë në këtë kampionat, Lushnja ka një shpërblim në rast fitoreje. Sigurisht, jo nga drejtuesit e saj, pasi bashkia i ka të kufizuara mundësitë financiare, por nga një biznesmen lushnjar, i cili quhet Agron Nushi.

Ndeshja e sotme me Vllazninë, që luhet në stadiumin “Roza Haxhiu”, është vendimtare dhe Lushnjës i bën punë vetëm fitorja.

Nëse ia arrijnë qëllimit të marrin tri pikët, futbollistët e saj do të kenë shansin të mbushin xhepat, pas shpërblimit të vënë në biznesmeni lushnjar.

Lushnja mban vendin e fundit, kurse Vllaznia të parafundit.

Një fitore e verdhejeshilëve, do t’i afronte ata më shumë me këtë rival në garën e mbijetesës. /Vipsport/