Ditet e fundit Federata Shqiptare e Volejbollit ka zhvilluar nje zbor treditor me ekipet e moshave U20 ku stafet e ekipeve kombëtare me mbështetjen e trajnerëve të ekipeve kombëtare italiane, do të evidentojnë dhe do të trajtojnë element të ndryshëm të lojës së volejbollit.
Pjese e keti zbori kane qene dhe 5 volejbolliste te Vllaznise dhe pikerisht Mario Lugaj, Gilman Talani, Mateo Qeseri, Juri Lumanaj dhe Oliver Marku. Ata kane qene te shoqeruar edhe nga dy trajneret e ekipit shkodran Endri Jukni dhe Fatjon Çekini.
Nga sa mesohet, paraqitja e tyre ka qene dinjitoze dhe me shume mundesi do te jene te perzgjedhurit e stafit te ekipeve kombetare te kesaj moshe.
Kemi te bejme me sportiste te cilet premtojne per te ardhmen dhe me paraqitjet e tyre me Vllaznine, kane spikaturit ne kampionatin e moshes se tyre, por ne fakt disa prej tyre edhe me te rriturit./SHKODRA-SPORT.COM/