Lushnja është një prej skuadrave e cila militon në Kategorinë e Parë dhe qëndron në varësi të plotë të Bashkisë. Të ardhurat vijnë prej andej dhe buxheti i parashikuar për këtë vit shkon diku te 60 milionë lekë të rinj, ndërsa një pjesë e mirë e tyre do harxhohen për muajin gusht.

Në vazhdim do të flitet me lekë të vjetra, ku do të tregohen sektorët që kanë shpenzimet më të mëdha. Pagat e personelit shkojnë në rreth 14 milionë lekë. Shpenzim tjetër i madh është riparimi i fushës që merr 30 milionë lekë.

Trajtimet ushqimore dhe licencat me nga 4 milionë lekë janë po ashtu pjesë e llogarisë. Klodian Duro ka marrë detyrën e vështirë të trajnerit, për të kthyer Lushnjën në ekipet që pretendojnë Superioren.

Me 600 milione leke buxhet, Lushnja synon t’ia dale te rikthehet ne eliten e futbollit shqiptar por konkurrenca sivjet do te jete shume e madhe me ekipe si Dinamo, Flamurtari, Skenderbeu etj, qe ndoshta shpenzojne edhe me shume.