Alfred Ferko është rikthyer të jetë pjesë e Flamurtarit. Ish-lojtari i njohur i vlonjatëve tashmë do japë kontributin e tij në strukturat e klubit, ndërsa më parë e bënte si lojtar. Kujtojmë se 57-vjeçari ka mbajtur gjithashtu veshur fanellën e përfaqësueses së Shqipërisë, Dinamos dhe Panachaikit në Greqi.
“Mirë se vjen në shtëpi legjenda e futbollit Alfred Ferko”, shkruan klubi i Flamurtarit në rrjetet sociale me presidentin Idrizi që e prezanton, teksa akoma nuk bëhet e ditur fusha në të cilën do ndihmojë.
“Flota kuqezi” ka për objektiv rikthimin në Superiore, pasi ndodhen në Kategorinë e Parë. Prej sezonit 2018/19 i mungojnë elitës së futbollit shqiptar.Rikthimi i figurave te tilla si Ferko ne fakt i ben nder jo vetem Flamurtarit por gjithe futbollit shqiptar.
Ashtu siç ndodhi me emerimin e Vioresin Sinanit te Vllaznia apo dhe te ndonje tjetri ne ekipet e tjera. Futbolli ka nevoje per keto vlera sepse vetem me praninen e tyre niveli i tij mund te rritet.