Plot 9 futbolliste te Akademise Vllaznia jane perzgjedhur ne mes me te mireve te sezonit 2024-2025. Ceremonia per shpalljen e tyre eshte zhvilluar pasditen e sotme ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit.
Lojtarët më të spikatur në secilën grupmoshë u përzgjodhën si pjesë e formacionit të vitit, ndërsa trajnerët më të mirë u vlerësuan për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollistëve të rinj. Në total u shpërndanë 72 trofe për futbollistët dhe trajnerët më të spikatur.
Nder me te miret kane qene edhe plot 9 futbolliste te Akademise Vllaznia, duke filluar nga tre lojtaret e ekipit U15
Rei Shpuza (portier), Nikolas Gjoni (mbrojtës) dhe Sebastian Gjeka (mesfushor). Per te vazhduar me Orges Halili (mesfushor)
dhe Eris Kurtulaj (mesfushor) te ekipit U16.
Tek me te miret ka patur vend edhe per Arkan Nikaj (mesfushor) tek formacioni i me te mireve te kampionatit U17 dhe Xhesild Kapllanaj (sulmues) tek formacioni me i mire i kampionatit U19. Dy te fundit kane qene Gledjan Pusi (mbrojtes) dhe Ensar Tafili (mesfushor) te zgjedhur ne formacionin me te mire per kampionatin U21.
Ky event shënoi një moment të veçantë për të njohur dhe vlerësuar talentin e të rinjve që po japin një kontribut të madh në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.(www.shkodrasport.com)