Kur përmend emrin “Juventus” padyshim që për te gjithe krijon respekt, per vete historikun e “Zonjes se Vjeter”. Edhe ne Shqiperi kjo skuader ka shume tifoze, por prej vitesh tashme shume femije shqiptaresh kane patur mundesine qe te behen pjese e Akademise se ketij klubit te njohur. Sot do te ndalemi tek njeri prej tyre.

Quhet Kevin Gjoka, është i datëlindjes 23 prill 2008. Ka lindur në Itali por babai i tij është nga Zadrima dhe nëna nga Shkodra. E ka nisur futbollin që në vitin 2014, kur ishte vetëm 6 vjeç duke u angazhuar me ekipin e Saluzzo-s ku dhe banon me familjen e tij.

Pas 6 muajsh me këtë ekip, kalon tek Cuneo por gjatë vitit që luan për të, Juventus dërgon tre kërkesa për të marrë Kevin por drejtuesit e Cuneo nuk e lejojnë. Atëherë Juventus kontaktoi direkt me prindërit e këtij futbollisti dhe më 20 gusht 2016 kalon tek klubi i njohur torinez.

Luan rregullisht në formacion në të gjitha ndeshjet, drejtuesit dhe trajnerët e vlerësojnë dhe gjatë këtyre gjashtë viteve që është pjesë e Juventus ka fituar shumë trofe si në aspektin personal ashtu edhe si ekip, trofe këto të zhvilluar brenda dhe jashtë Italisë.

Gjatë këtyre viteve ka qenë edhe Torino që e ka kërkuar por vetë Kevin dhe prindërit e tij duan që të vazhdojnë tek Juventus. Luan si mesfushor por edhe sulmues dhe shënon shumë gola. E ardhmja e tij duket e sigurtë, megjithatë Kevin është ende i ri (akoma nuk i ka mbushur 14 vjeç) dhe padyshim që ka shumë për të dhënë sepse të rritesh tek Akademia e Juventusit, është diçka e madhe.
Gjergj KOLA