Data 9 janar 2022 do te mbetet gjate ne kujtesen e tij. Ne te paren ndeshje zyrtare me fanellen e ekipit te pare te Vllaznise, ka arritur te shenoje gol.

E kemi fjalen per futbollistin Arval Maliqi. I datelindjes 02.07.2004, pra vetem 17 vjeç e gjysem dhe arrin te gjeje rrugen e rrjetes me ekipin e te rriturve. Kuptohet qe ka qene thjesht nje miqesorja ajo e sotmja por nuk do te jete e tille ne kujtesen e ketij lojtari.

Lojtari i Akademise Vllaznia ditet e fundit i eshte bashkuar ekipit te pare ne stervitje dhe ka qene me te ne pergatitoren e Ulqinit, nderkohe qe eshte aktivizuar sot ne 10 minutat e fundit te miqesores ndaj Terbunit.

Aq i kane mjaftuar per te treguar vlerat e tij. Ndonese nuk eshte nje sulmues i mirefillte, por nje lojtar krahu, ai ka ndjekur si duhet nje aksion te shokeve te ekipit dhe ne momentin e pare qe i eshte dhene mundesia, e ka goditur sakte dhe drejt rrjetes topin e ardhur drejt tij.

Ashtu si dhe Pjeshka, lojtari tjeter i ekipit U19 qe luajti ne kete ndeshje, Maliqi tregoi se eshte nje futbollist me te ardhme dhe jo me kot eshte prej vitesh edhe pjese e ekipeve kombetare te moshave./SHKODRA-SPORT.COM/