Indrit Prodani ditën e djeshme njoftoi largimin nga Dinamo. Mbrojtësi ka luajtur me “Blutë” vetëm në 10 ndeshje, ku më pas ia ka dalë të shënojë edhe 2 gola.
Siç duket lojtari ka gjetur menjëherë skuadrën e re. Sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet me dije se për 25-vjeçarin ka oferta nga ekipe të tjera të Superiores. Bëhet fjal për Laçin, me kurbinasit që kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen.
Në fakt nëse Prodani do të veshë fanelën e bardhezinjve do të ishte një rikthim në shtëpi për të, pasi në të kaluarën ka luajtur për Laçin dhe tashmë pritet të rikthehet te ekipi i vendlindjes së tij.