Besimi qe u ka dhene stafi teknik dhe paraqitjet e mira te bera ne fushen e lojes, kane sjelle edhe nje rritje te vleres se tyre ne treg. E kemi fjalen per tre futbollistet shkodrane, portierin Kristi Qarri, mbrojtesin Geralb Smajli dhe sulmuesin Ildi Gruda.
Per te tre ata, ka patur nje rritje te vleres ne “transfermarkt” dhe tashme secili prej tyre kushton 250 mije euro. Kjo eshte vlera me e larte tek Vllaznia dhe ate e kane edhe disa futbolliste te tjere.
250 mije ka shkuar edhe vlera e mbrojtesit serb Milos Stojanoviç, nderkohe qe kete vlere kane patur nga muajt e kaluar edhe Ardit Krymi, Lorik Boshnjaku, Esat Mala dhe Rejan Alivoda. Pra jane ne total 7 futbolliste me kete vlere te Vllaznia.
Rritje se fundi ka patur edhe vlera e kartonit te Mehdi Çobes, Eslit Sales, Gledjan Pusit apo dhe e dy 18 vjeçareve qe tashme kane debutuar me Vllaznine, Kevin Dodaj dhe Ersi Zaganjori, vlera e te cileve vleresohet me nga 50 mije euro secili.
I vetmi futbollist vlera e te cilit ka zbritur, eshte ajo e sulmuesit brazilian Bruno Gomes i cili vleresohet vetem 50 mije euro, natyrisht shume pak sepse edhe vete ai ka qene ndoshta larg pritshmerive qe kane patur drejtuesit e skuadres./SHKODRA-SPORT.COM/