HomeKRYESORE90 minuta në fushë dhe një gol i anulluar në barazimin ndaj...

90 minuta në fushë dhe një gol i anulluar në barazimin ndaj Man City, ja me çfarë note vlerësohet BROJA

Armando Broja luajti 90 minuta në barazimin 1-1 që Southampton mori ndaj Man City, ndeshje kjo e luajtur mbremjen e sotme.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte një rrezik konstant për mbrojtjen e City, ndërsa shënoi edhe një gol në minutën e 23-të, por gjyqtari e anulloi për pozicion jashtë.

Edhe në pjesën e dytë, bomberi kuqezi kishte disa raste shënim, por një devijim i Laporte i mohoi golin, ndërsa në një rast tjetër u ndal nga portieri Ederson.

Pas ndeshjes janë zbuluar edhe notat e të gjithë lojtarëve, me Brojën që ka marrë notën 6.1. Një paraqitje tepër pozitive për sulmuesin kuqezi që tregon edhe një herë tjetër talentin dhe formën e mirë që po kalon në Premier League.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments