HomeBASKETBOLLVllaznia nuk ia del në finale. Shfaq shenja lodhje dhe është 'Goga...

Vllaznia nuk ia del në finale. Shfaq shenja lodhje dhe është ‘Goga Basket’ që fiton Kupën

Pas fitimit të Kampionatit të parë në historinë klubit, Goga Basket arrin të fitojë edhe Kupën e parë të Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Skuadra durrsake mposhti në finale Vllazninë me rezultatin 80-70. Ndonëse shkodranët kryesonin deri në plus 12 pikë, Goga përmbysi gjithçka ku triumfoi me rezultatin 80-70, duke bërë që të shpërthejë festa në sallën “Feti Borova”.

Tek Vllaznia u verejten shenja lodhje ne pjesen e dyte te ndeshjes, si rrjedhoje edhe e numrit te madh te ndeshjeve te zhvilluar gjate janarit dhe kjo pati ndikimin e vet.

Ajo shkoi ne pushim me 10 pike avantazh por nuk arriti ta ruante ate deri ne fund. Rezistoi ne te treten qe u mbyll ne barazim nderkohe ne te fundit, nuk beri asgje nga ajo çfare duhej dhe per rrjedhoje e humbi ndeshjen.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments