Java e 21 e Kategorisë Superiore do të dhurojë ndeshjen derbi të Shqipërisë, ose e njohur ndryshe edhe si “klasike”. Të premte në 18:00 Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” Tiranën, me dy skuadrat që njihen për rivalitetin në fushë dhe jashtë saj.

“Ethet” kanë nisur të ndjehen që tani, me tifozët shkodranë që kërkojnë kujdes nga arbitrat.Situata e fundit dhe problemet me gjykimin, kanë shtyrë mbështetësit kuqeblu që të hedhin “kunja” në rrjetet sociale.

Pas asaj penalltie të akorduar në minutën e 90 ndaj Vllaznisë në Ballsh dhe më pas anullimin e saj, shkodranët po tregohen të vëmendshëm. #

Në komentet e tyre vihet re se në rast të ndonjë padrejtësie, klubi duhet të reagojë; ndërsa tifozë të tjerë kërkojnë bojkot nëse arbitrat e bëjnë “baltë”./newsport/