Marash Kumbulla i ka bërë të gjithë për vete në Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi së fundmi është vlerësuar mes 10 lojtarëve me më shumë minuta në Europë, sipas observatorit “CIES Football”.

I vendosur në fushë, 19 vjeçari është në “gojën” e klubeve më të mëdha në Europë, duke bërë që ofertat për të mos mungojnë.

Shkodrani renditet i nënti mes lojtarëve, në listën me talentet europianë që kanë më shumë minuta në fushë, me shtatëlartin e Veronës që kap 61 përqind të minutave në fushë.

Kumbulla ka zhvilluar shumicën e ndeshjeve si titullar, teksa një dëmtim e ka mbajtur jashtë për disa javë. Lojtari i Kombëtares pritet të ndërrojë ekip në verë, me ofertat e “Gjigantëve” europianë që nuk kanë munguar. Vlerësimi i fundit, mund të merret edhe si një “trofe” personal për arritjet e deritanishme të qendërmbrojtësit./newsport/


Lista e talenteve me minutazhin më të lartë