Ndonese ishin dhene disa ide per ndertimin e formacionit anti- Skenderbeu, trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz perseri ka surprizuar duke bere dy ndryshime te tjera ne 11-shen qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare.

Keshtu, ne porte ashtu siç pritej do te jete maqedonasi Efremov, por do te kete ndryshime ne repartin e mbrojtjes, pikerisht ne qender te tij. Ne mungese te Adilit te skualifikuar me kartona, u mendua se do te luante Shehi por ne fakt do te jete Gurishta perkrah Malotes.

Ne dy krahet nderkohe do te luajne te zakonshmit Gligorov dhe Marku. Edhe treshja e mesfushes nuk ka ndryshuar teksa Krymi, Ramadani dhe Hygor do te luajne ne kete repart sebashku.

Ndryshimi tjeter eshte ne vijen e pare. U mendua se ne krahun e majte do te luante ose Shtubina ose Sidorenco, por ne fakt nuk eshte asnjeri prej tyre. Trajneri i ka besuar vendin e titullarit Arsid Krujes.

Dy te tjeret do te jene kapiteni Lika dhe braziliani Junior. Kjo eshte 11-shja qe do ta nise nga minuta e pare takimin me Skenderbeun nderkohe qe konfirmohet mungesa e maqedonasit Hristov qe ka pesuar nje terheqje muskulare dhe nuk do te jete as ne pankine.
www.shkodrasport.com