...
HomeKRYESOREE thotë media gjermane: Dy rivalë anglezë për Rashicën, ylli i Kosovës...

E thotë media gjermane: Dy rivalë anglezë për Rashicën, ylli i Kosovës rrezikon të digjet

Milot Rashica dëshiron të vazhdojë karrierën në kampionatin anglez.

Media gjermane “Deich Stube” raporton se ylli i Verder Bremenit dhe Kosovës kërkohet nga dy klube të Premier Ligë: gjigantët e Liverpulit dhe Sauthemptoni.

Po gjithmonë  sipas kësaj mediaje, Liverpuli është favorit për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit për faktin se është klub elitar dhe konkuron në nivele të larta, ndryshe nga Sauthemptoni i vendit të 13-ë, i cili nuk merr pjesë në kompeticionet europiane.

Duke parë dëshirën e Rashicës për të luajtur në nivele të larta të futbollit dhe koston e përballueshme financiare për kampionët e Europës, Liverpuli del favorit absolut për të blerë Rashicën. Por, edhe nëse transferohet në “Enfild Roud”, Rashica do të vuajë së tepërmi për t’u aktivizuar.

Përbërja e skuadrës me shumë yje si Firminjo, Mane dhe Salah i zvogëlon shumë hapësirën Rashicës në formacionin titullar dhe rrezikon të përsëritet precedenti “Shaqiri”, i cili përflitet se në fund të sezonit do t’i japë lamtumirën “të kuqve”.

Megjithatë, ajo që duket e sigurtë është se Rashica nuk do të vazhdojë të luajë për Verder Bremenin duke parë rezultatet zhgënjyese të skuadrës gjermane në këtë sezon.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.