HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDabulla: Nderi më i madh që mund t’i bënte Kukësi Tiranës ishte...

Dabulla: Nderi më i madh që mund t’i bënte Kukësi Tiranës ishte ndërrimi i trajnerit

Rezart Dabulla është një nga “aktorët” kryesorë të sezonit të fundit, që Tirana e ka finalizuar me titullin kampion. Si një tifoz i deklaruar i bardhebluve, ish-shtylla e mbrojtjes së 24 herë kampionëve të vendit deklaron se është i gëzuar që Kukësi ndërroi trajnerin, pasi tashmë do e kenë të vështirë të ambientohen me trajnerin e ri Shehi.

“Te kjo Tiranë më pëlqen shumë rezultati. Dua që Tirana të fitojë një titull sepse nuk ka fituar që kur kam qenë unë në fushë. Më pëlqen vetëm rezultati sepse fitorja ndaj Partizanit do të mbahet mend për rezultatin edhe pse skuadra nuk luajti mirë. Tifozët e Tiranës do të tregojnë pesë gishtat deri kur të vijë një 6-1 në të ardhmen.

Vangjeli e nisi pak keq sezonin sepse ishte disi i çorientuar për faktin se ka luajtur gjithmonë në krah, por tani është mirë dhe po luan mirë. Gent Muça do falenderuar sepse vjen nga një periudhë shumë e vështirë. Tirana është në rrugën e duhur edhe pse akoma s’ka mbaruar asgjë.

Për mendimin tim Kukësi i ka bërë një nder të madh Tiranës me ndërrimin e trajnerit. Nuk është faji i trajnerit kur skuadra pëson gol në minutën e fundit.

Nuk e them këtë për të atakuar Orgesin. Ai do kohën e vet derisa të njohë skuadrën. Ajo që do të doja të bënte Kukësi që të shkëputej Tirana, do të ishte pikërisht kjo gjë”, u shpreh Dabulla. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments