Pas 7 muajsh ne rradhet e te kuqve, ka ardhur momenti i debutimit te futbollistit shkodran Marcelino Preka me ekipin e Partizanit. Ka ndodhur pikerisht ne ndeshjen e mbremjes se sotme ndaj Erzenit, te cilen te kuqte e fituan me rezultatin e paster 3-0.

Ka qene minuta e 67-te e ndeshjes kur mbrojtesi shtatelarte ka zene vendin e Mba. Ky padyshim ka qene momenti i shumepritur per 19 vjeçarin shkodran i cili erdhi ne fillim te ketij sezoni nga Bylis.

Pikerisht per te, Partizani pagoi nje shume prej 60 mije eurosh per klubin ballshiot dhe e ka bere kete gje sepse shpreson shume tek aftesite e ketij lojtari. Megjithate Preka ka qene i pafat sepse prej disa muajsh ka qene larg fushave te blerta si rrjedhoje e nje demtimi.

Ky i fundit tashme ka kaluar dhe Marcelino eshte ne formen e tij me te mire, çka ka bere qe trajneri Kolela t’i besoje disa minuta dhe lojtari i talentuar e ka bere ashtu si duhet detyren e tij.

Ne javet e ardhshme pritet qe per mbrojtesin nga Shkodra te kete gjithnje e me shume hapesire dhe Preka eshte i gatshem per te justifikuar besimin e stafit teknik./SHKODRA-SPORT.COM/