Elseid Hysaj ndoshta nuk do të largohet nga Napoli.

Media italiane “Il Mattino” raporton se rinovimi i kontratës së kapiteni të Shqipërisë tani është mëse i mundur për t’u realizuar.

Prej muajsh, menaxheri i mbrojtësit të krahut deklaroi se bisedimet për të zgjatjen e bashkëpunimit mes Napolit dhe Hysajt po shkojnë në mënyrën e duhur, ndërsa tani duket se Hysaj e ka vendosur fatin e tij.

Shkarkimi i Karlo Ançelotit nga stoli i Napolit në muajin dhjetor ndryshoi situatën për Hysajn, i cili ishte në prag largimi nga “San Paolo”. Por, ish-trajneri i Milanit Xhenaro Gatuzo i ka dhënë besim maksimal, gjë që Hysaj e ka shpërblyer.